Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok/ Policia e Kosovës arreston një person, sekuestrohet mjeti

Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok/ Policia e Kosovës arreston një person, sekuestrohet mjeti

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku një person është arrestuar dhe një automjet është ndaluar e sekuestruar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës 03:38, në fshatin Bube. Gjatë një patrullimi në zonë, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk kanë zbatuar urdhrat për ndalim. Për shkak të mosbindjes së drejtuesve të mjeteve, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare, në përputhje me autorizimet ligjore. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Gjatë kontrollit të një automjeti tip VW Sharan, policia ka gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion shoqërues, të cilat dyshohet se janë futur ilegalisht nga Serbia në...