Sulmohet faqja e Ministrisë së Punës në Kroaci, shfaqet mesazhi ‘Rroftë Serbia e Madhe’
Faqja zyrtare e Ministrisë së Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë është sulmuar nga hakerë, ndërsa në portal u shfaq mesazhi provokues: “Vdekje ustashëve, Rroftë Serbia e Madhe”. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup i quajtur “INF Group”, ndërsa pas ndërhyrjes së paautorizuar faqja kryesore e ministrisë ishte ‘pjesërisht e paarritshme për përdoruesit’. Sipas mediave kroate, mesazhi është publikuar një ditë më parë dhe lidhjet e vendosura në faqe çonin drejt një kanali në Telegram, i krijuar vetëm pak ditë më parë. Deri tani nuk janë publikuar detaje të tjera mbi mënyrën e sulmit apo identitetin e autorëve. Incidenti ndodh në një moment të ndjeshëm për sigurinë kibernetike në Evropë, pasi së fundmi janë raportuar edhe sulme ndaj infrastrukturave...
Burimi:
sot.com.al