Sulm me thikë pranë Akropolit në Athinë, plagosen dy turistë, arrestohet autori

Sulm me thikë pranë Akropolit në Athinë, plagosen dy turistë, arrestohet autori

Dy persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi mëngjesin e së martës rreth orës 08.00 pranë hyrjes jugore të zonës arkeologjike të Akropolit në Athinë dhe zonës ku priten biletat. Alarmi u dha pasi një kalimtare njoftoi policinë për një burrë që mbante një thikë dhe kërcënonte njerëzit në zonë. Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët zbuluan se ai kishte sulmuar pa asnjë shkak një çift greko-amerikan. Si pasojë e sulmit, gruaja pësoi plagë të lehta në këmbë, ndërsa burri u plagos rëndë ku me pas u transportua për në spital për ndihme mjekësore. Mediat greke raportojnë se ata janë të dy jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u dhanë ndihmën...