Sot zhvillohet votimi në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, qytetarët e regjistruar jashtë vendit zgjedhin…

Sot zhvillohet votimi në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, qytetarët e regjistruar jashtë vendit zgjedhin…

Dyert e 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës do të hapen për të votuar të gjithë qytetarët e Kosovës që janë regjistruar për votim jashtë vendit. Sot, saktësisht në orën 07:00 të mëngjesit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara dhe konsullata në Stamboll do të jenë përfaqësitë e para diplomatike që do të hapin dyert për të pritur për votim 182 votuesit e regjistruar paraprakisht. Pas Turqisë, procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë në 15 shtetet e Europës, ku janë regjistruar 26,230 votuesit tjerë, si: Gjermani (13,319), Zvicër (5,078), Mbretëri e Bashkuar (1,395), Belgjikë (1,268), Francë (1,187), Austri (1,125), Slloveni (717), Norvegji (691), Itali (338), Suedi (280), Danimarkë (260), Holandë (174), Kroaci (171),...