S’ndalen protestat në Beograd, përleshen me policinë kërkojnë largimin e Vuçiç (shikoni pamjet)
Policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit në qendër të Beogradit të shtunën, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe fundin e më shumë se një dekade sundimi të presidentit populist të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Njerëzit mbushën Sheshin “Slavija”, një nga nyjet kryesore të kryeqytetit, në një shpërthim të ri protestash që nisën një vit e gjysmë më parë, kur shembja vdekjeprurëse e një çatie nxiti një lëvizje të udhëhequr nga të rinjtë kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pretenduar. Forcat policore të pajisura për trazira rrethuan bashkinë e Beogradit, rreth një kilometër larg, përpara se të shpërthenin përleshje sporadike mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së presidencës dhe jashtë një parku ku mbështetësit e Vuçiçit kanë ngritur...
Burimi:
syri.net