S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Mbetemi në opozitë! Kryeministri: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi…
Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se biseda ishte konstruktive, por nuk prodhoi një rezultat konkret për formimin e institucioneve të reja. Hamza, nga ana tjetër, konfirmoi se partia e tij do të mbetet në opozitë, duke shtuar se LVV-ja e ka përgjegjësinë për formimin e institucioneve. “Bazuar në bisedat që kemi pasur dhe diskutimet që kemi pasur, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, që t’i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet”, tha Hamza për gazetarët. Kurti tha se takimi u zhvillua në mënyrë konstruktive dhe në atmosferë të...
Burimi:
sot.com.al