Shpërthen zjarr pyjor në Thesalia të Greqisë, operacionet e shuarjes mbështeten edhe nga ajri
Një zjarr pyjor ka shpërthyer në Thesalia, një rajon i Greqisë që është përballur me zjarre në shumë zona ditët e fundit, transmeton Anadolu. Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë njoftoi se zjarri ka rënë në një zonë pyjore në rrethinat e fshatit Kanalia të provincës së Karditsa, në rrëzë të Maleve Agrafa. Në shuarjen e zjarrit nga toka po ndërhyhet me 25 zjarrfikës dhe tetë automjete zjarrfikëse, ndërkohë operacionet e shuarjes po mbështeten nga ajri me pesë avionë zjarrfikës. Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë gjithashtu lëshoi një paralajmërim se nesër ekziston një rrezik shumë i lartë për zjarre pyjore në shumë rajone të vendit. Si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta, ditët e fundit në shumë rajone të Greqisë kanë rënë zjarre pyjore, ndërsa...
Burimi:
syri.net