Shkelje në kufi, 30 mijë € të padeklaruara kapen në Vërmicë
Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të mosdeklarimit të mjeteve monetare në pikën e kalimit kufitar Vërmicë. Rasti është evidentuar në hyrje të Republikës së Kosovës, ku për kontroll është paraqitur një kamion me gjysmërimorkio të zbrazët. Gjatë intervistimit nga zyrtari doganor, drejtuesi i automjetit, shtetas i Republikës së Kosovës, është pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare që duhej të deklaroheshin pranë autoriteteve doganore, por ai ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur. Bazuar në analizën e rrezikut, është realizuar një kontroll i përbashkët nga zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Gjatë kontrollit janë zbuluar mjete monetare të fshehura në dollapin e kamionit, si dhe një pjesë e tyre në jastëkun e shoferit. Si rezultat...
Burimi:
sot.com.al