SHBA ndaloi importin e bakrit nga Serbia, reagon Vuçiç: Të gjithë janë kundër të gjithëve!

SHBA ndaloi importin e bakrit nga Serbia, reagon Vuçiç: Të gjithë janë kundër të gjithëve!

Beogradi zyrtar ka shprehur shqetësim pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar importin e bakrit dhe produkteve të bakrit të prodhuara në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper. Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) ka njoftuar se ka vendosur ngrirjen e dërgesave, pas dyshimeve për përdorim të punës së detyruar në procesin e prodhimit në minierat e bakrit në Bor, në Serbinë lindore, ku operon kompania. Sipas autoriteteve amerikane, hetimet e kryera bazohen në dëshmi punëtorësh, materiale fotografike dhe video, si dhe raporte të organizatave joqeveritare dhe studime akademike. Në to pretendohet se punëtorët në Zijin Serbia janë ekspozuar ndaj disa treguesve të punës së detyruar, përfshirë kufizim lëvizjeje, mbajtje pagash, orë të zgjatura pune dhe presion e kërcënime. Presidenti i Serbisë,...