Sekuestrohen armë, municione dhe jelek antiplumb në Pejë, arrestohen 6 persona

Sekuestrohen armë, municione dhe jelek antiplumb në Pejë, arrestohen 6 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona pas një operacioni në Pejë. Nga ky operacion janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera. Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar një armë pistoletë e tipit Bereta, një armë gjuetie e tipit Uzumlu, dy armë pistoletë të tipeve M57 dhe TT, 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje. Mësohet se 5 prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një person është ndaluar për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.