Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet…
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Seanca do të mbahet në orën 10:00. Pesë ditë më herët duhet të mblidhet Kryesia e legjislaturës së dhjetë për të caktuar rendin e ditës. Ndërkohë, seanca konstituive është thirrur vetëm një ditë para se të përfundojë afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 6 gusht.
Burimi:
sot.com.al