‘Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor’
Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, në vlerësimin e fundit të rrezikut. Brukseli, në të njëjtën kohë, u kërkon vendeve të rajonit të ashpërsojnë politikat e vizave dhe të mbyllin hapësirat që mundësojnë keqpërdorime të tilla. Policia Kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës konfirmon për Radion Evropa e Lirë se merr rregullisht informacione nga Frontex-i për migrimin e paligjshëm, kontrabandën e njerëzve dhe keqpërdorimin e mundshëm të regjimit pa viza. Ajo thotë se është në dijeni edhe për përpjekjet e shtetasve të huaj për të vazhduar në mënyrë të paligjshme udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. “Këto informacione nuk...
Burimi:
syri.net