Rreth 4 mijë të prekur nga uji i ndotur në Gostivar, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt…

Rreth 4 mijë të prekur nga uji i ndotur në Gostivar, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt…

Ndotja e ujit të pijshëm në Gostivar që shkaktoi një epidemi me rreth 4 mijë banorë të prekur po vihet nën kontroll, por uji në qytet vazhdon të mos lejohet për përdorim. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha të dielën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 80 raste të reja, rreth gjysma e numrit të ditëve të mëparshme. Sipas tij, analizat tregojnë se uji nuk mund të përdoret ende as për larje, pasi procesi i dezinfektimit nuk ka përfunduar dhe kontrollet vazhdojnë në disa pika të rrjetit. “Sot kemi rreth 80 raste të reja të raportuara, që është dy herë më pak se numrat e mëparshëm dhe kjo tregon qartë se jemi në një trend rënës. Numri i përgjithshëm i të prekurve...