Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit

Pse Vuçiq e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit

Në vend që të flitet për shefin e arrestuar të policisë së Beogradit, akuzat drejtohen ndaj Malit të Zi. Ndërsa publiku pret përgjigje pas arrestimit dhe shkarkimit të drejtuesit kryesor të policisë në kryeqytetin e Serbisë, presidenti i këtij vendi akuzon Malin e Zi se ka “importuar” klane narkotike në Serbi. Këto pretendime të Aleksandar Vuçiqit, deri më tani, nuk janë komentuar nga Podgorica zyrtare. As Qeveria e Malit të Zi dhe as Ministria e Brendshme e këtij vendi nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë. E, zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Malit të Zi, Nikolla Zirojeviq, i ka vlerësuar këto deklarata si të papërshtatshme. “Nëse e pyetni Vuçiqin, ne të gjithë në Mal të Zi jemi...