Protestë para Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës konstituive, thirrje kundër ligjit për shtetësinë

Protestë para Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës konstituive, thirrje kundër ligjit për shtetësinë

Lëvizja Revolta ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës konstituive, duke kërkuar tërheqjen e projektligjit për shtetësinë. Protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë bërë thirrje kundër ndryshimeve të propozuara, ndërsa në momentin e mbërritjes së ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, kanë brohoritur: “Hiqeni ligjin për shtetësinë!” Në pankartat e mbajtura gjatë protestës shkruheshin mesazhe si: “Po kërkojmë transparencë, po marrim heshtje“, “Ne e kemi detyrë të ruajmë atë që u fitua me sakrificë“, “Shtetësia i takon qytetarëve“, si dhe citimi: “Mos qoftë atdheu i ngrohtë si dielli, s’ka pse i duhen gjymtyrët e mia.” Protesta u zhvillua paralelisht me mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, ndërsa protestuesit kërkuan më shumë transparencë dhe rishikimin e projektligjit për shtetësinë.