Protesta studentore në Serbi/ Vuçiç: Është e mundur të jap dorëheqje!

Protesta studentore në Serbi/ Vuçiç: Është e mundur të jap dorëheqje!

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nga protesta e studentëve të shtunën e mbështetur nga dhjetëra mijëra qytetarë, 17 policë kanë mbetur të lënduar e 47 persona janë dërguar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, prej të cilëve një person kishte kartë identiteti diplomatike. Përplasja me policinë filloi jo larg Parkut Pionirski, ku ishin mbledhur mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. E nga Kina ku po zhvillon një vizitë zyrtare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk do të ndalet duke i ftuar për dialog protestuesit ndërsa teksa po i përfundon mandati, Vuçiqi nuk e përjashtoi as mundësinë e dorëheqjes. “Po, kam mbaruar, mandati po më përfundon së shpejti! Është e mundur që së shpejti të jap dorëheqje. Gënjeshtrave...