Prokuroria e Kosovës sekuestron 60 kilogramë marijuanë në Ferizaj, arrestohen 4 persona
Pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt, ku janë sekuestruar rreth 60 kilogramë marihuanë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar. Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar, prej të cilëve një shtetas i Republikës së Kosovës, dy shtetas të Republikës së Serbisë dhe një shtetas i Republikës së Shqipërisë. Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe...
Burimi:
sot.com.al