Predha goditi bazën e UNIFIL, ndërron jetë një pjesëtar i ushtrisë serbe

Predha goditi bazën e UNIFIL, ndërron jetë një pjesëtar i ushtrisë serbe

Ushtari i Forcave të Armatosura të Serbisë, nënoficeri i lartë Milovan Jovanoviq, i cili ishte i angazhuar në kuadër të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra, pasi një predhë goditi bazën e OKB-së ku ishin të vendosura forcat paqeruajtëse, përfshirë edhe një pjesë të kontingjentit serb. Nënoficerit të lartë Jovanoviq i është dhënë menjëherë ndihmë mjekësore emergjente në spitalin brenda bazës. Më pas ai është transportuar me helikopter në Qendrën Mjekësore Universitare në Bejrut, ku ka ndërruar jetë rreth orës 04:00 sipas kohës lokale, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Në të njëjtin sulm janë plagosur edhe dy pjesëtarë të tjerë të forcave ndërkombëtare, një nga Forcat e Armatosura të...