Prapaskenat e lëvizjes së SHBA, KFOR-i drejt “tkurrjes”, alarmi për sigurinë në Kosovë, ja pse tërheqja e trupave…

Prapaskenat e lëvizjes së SHBA, KFOR-i drejt “tkurrjes”, alarmi për sigurinë në Kosovë, ja pse tërheqja e trupave…

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në kuadër të një procesi më të gjerë të rishikimit të pranisë ushtarake të Aleancës në vend. Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren. “Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës (KFOR). Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje — në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut — të kontributit...