Policia në Serbi bastis banesën e një analisti ushtarak lidhur me rastin ‘topi zanor’

Policia në Serbi bastis banesën e një analisti ushtarak lidhur me rastin ‘topi zanor’

Policia e Serbisë bastisi të hënën banesën dhe zyrën e analistit ushtarak, Aleksandar Radiq, në Beograd, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Lartë Publike ka nisur për rastin e përdorimit të “topit zanor”, gjatë një proteste antiqeveritare më 15 mars 2025, njoftoi Prokuroria në këtë vend. Avokati Stefan Qorda, i cili përfaqëson Radiqin, tha se Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për klientin e tij dhe se ai është i lirë. Kontrolli i gjërave të Radiqit në disa lokacione ka përfunduar rreth orës 21:00, ndërsa policia “ka kontrolluar gjithçka në detaje”, përfshirë pajisjet dhe kompjuterët, tha ai për televizionin N1. “Ata, madje, kanë marrë disa kompjuterë të vajzës së tij. Ishte vërtet një kontroll shumë i gjerë, sikur të bëhej fjalë për ndonjë kriminel të...