Petkoviç del hapur në mbrojtje të Radoiçiçit dhe sulmon Albin Kurtin
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, ndërsa ka akuzuar pa ofruar prova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për atë që e quajti “terror ndaj serbëve”. Në një postim në rrjetin social X, Petkoviç e cilësoi si “akuzë të mjerë dhe të turpshme” deklaratën se përgjegjës për situatën e rëndë të sigurisë dhe largimin e serbëve nga Kosova është Milan Radoiçiçi, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023. Në vend të kësaj, Petkoviç fajësoi Kurtin, duke pretenduar se ai “urren serbët”, një akuzë që nuk u shoqërua me fakte apo dëshmi. Petkoviç sulmoi edhe politikanin opozitar serb, Miroslav Aleksiq, për shkak...
Burimi:
sot.com.al