Përplasja për presidentin thellon krizën në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku mbeten pa marrëveshje, Haradinaj akuzon…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk kanë arritur as dje marrëveshje politike. Pas takimit në ambientet e Kuvendit, Kurti tha për gazetarët se “nuk kemi lajme përderisa s’kemi marrëveshje”. “Kur ta realizojmë marrëveshjen do të mund të ju njoftojmë”, tha Kurti. Ndërkaq, Abdixhiku nuk është deklaruar për media pas takimit. Kurti dhe Abdixhiku u takuan edhe dy ditë më parë, por edhe pas tre orësh takim, nuk u pajtuan për një marrëveshje politike për krijimin e institucioneve. Megjithatë, takimi i së mërkurës ndodhi disa orë pasi eksponentë të LDK-së deklaruan se partia e tyre kërkon postin e presidentit. Pas takimit të 4 gushtit, Kurti dhe Abdixhiku shprehën qëndrime të ndryshme sa...
Burimi:
sot.com.al