Përkeqësohet liria e medias në Kosovë/ Raporti i ndërkombëtarëve: Ka ndërhyrje politike nga qeveria
Ndërhyrje politike, sulme verbale ndaj gazetarëve dhe dobësim të pavarësisë së institucioneve mediatike. Këto janë elementët që kanë ndikuar në përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë. Konkluzionet janë publikuar në raportin e organizatave partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve. Raporti identifikoi disa arsye kryesore për këtë vlerësim mes të cilave: ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili më vonë u shpall antikushtetues, problemet me financimin dhe pavarësinë e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), si dhe shtimin e sulmeve verbale dhe diskreditimit të gazetarëve nga politikanët, veçanërisht nga përfaqësues të partisë në pushtet. Organizatat paralajmërojnë se kjo ka dëmtuar reputacionin e Kosovës si një dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së ardhshme që ta rikthejë...
Burimi:
sot.com.al