Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti politikani më i votuar, Vetëvendosja forcë e parë me 53 mandate
Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfshirë edhe fletët e votimit të ardhura nga diaspora. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili sqaroi se tashmë janë përmbyllur të gjitha fazat e numërimit, duke përfshirë votat e hedhura në përfaqësitë diplomatike, votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta. “Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit është bërë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në 2,498 vendvotime të rregullta dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga këto vendvotime”, tha Elezi. Sipas tij, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat e hedhura në 47 vendvotime të 30...
Burimi:
sot.com.al