Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se planifikon të japë dorëheqjen nga presidenca brenda tre deri në katër muajsh dhe njoftoi se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet do të mbajë një tubim të madh në Beograd më 27 qershor për të prezantuar një pjesë të platformës së saj zgjedhore. Sipas mediave serbe, Vuçiç përsëriti se do të tërhiqej nga presidenca, por tha se ende nuk mund të thoshte nëse Serbia do të mbante vetëm zgjedhje të parakohshme presidenciale apo zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Ai shtoi se vendimi do të merret nga institucionet përkatëse shtetërore. Vuçiç njoftoi gjithashtu se SNS do të organizojë një tubim përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Beograd më 27 qershor, ku do të zbulojë emrin e listës së saj zgjedhore, sloganet e...
Burimi:
vizionplus.tv