Pas hapjes nga Prishtina, partitë politike nisin shpërndarjen në gjithë Kosovën për ditën e dytë të fushatës zgjedhore

Pas hapjes nga Prishtina, partitë politike nisin shpërndarjen në gjithë Kosovën për ditën e dytë të fushatës zgjedhore

Subjektet politike vazhdojnë sot aktivitetet në kuadër të ditës së dytë të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, duke organizuar tubime elektorale në disa komuna të vendit. Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim në Istog nga ora 17:00 dhe në Pejë nga ora 19:30. Në hapjen zyrtare të fushatës, kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, prezantoi prioritetet programore, duke premtuar investime miliardëshe në Brezovicë, Rugovë dhe Bjeshkët e Nemuna, rritje të shpenzimeve kapitale në vlerë prej një miliard eurosh, si dhe investime në prodhimtari dhe mbrojtje, përfshirë krijimin e fabrikës së dronëve dhe municioneve. Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë tubime në Kaçanik dhe Han të Elezit (ora 17:00), në Shtime (18:00), në Fushë Kosovë (19:30) dhe në...