Panik gjatë një fluturimi në Greqi, thyhet xhami i avionit, gruaja shpëton burrin duke e mbajtur nga këmbët
Momente dramatike përjetuan pasagjerët e një fluturimi të një avioni të Ryanair të nisur nga Selaniku në Greqi për në Mynih të Gjermanisë mëngjesin e së premtes. Sipas mediave greke, kur avioni ndodhej mbi zonën e Shkupit, pilotët zbuluan dëmtime serioze në njërin prej motorëve, të cilat nuk mund të ndreqeshin gjatë fluturimit. Një pjesë e motorit thuhet se u shkëput dhe goditi një dritare të avionit, duke i shkaktuar një lëndim të lehtë një pasagjeri serb. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ankesa e një pasagjeri në rthess.gr, i cili përshkroi se gjatë fluturimit u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një dritare e aeroplanit u thye. Sipas ankesës, kabina u çpresionua dhe pasagjerët nxituan për të ndihmuar një burrë serb që ishte...
Burimi:
sot.com.al