Osmani në ‘tubimin e bashkimit’: Po kthehem në shtëpinë time! Akuza për Vetëvendosjen: S’ngopet kurrë! Dërgon vendin…
Ish-presidentja, Vjosa Osmani, në organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që shënon bashkimin e saj për të garuar bashkë me LDK-në, ka thënë se po kthehet në shtëpinë e saj. Osmani para të pranishmëve deklaroi se ky ribashkim është dëshmi që duhet ditur të jesh më i madh se ndasitë. “Mirë se ju rigjeta, motra e vëllezër kemi qenë gjithmonë. Nga thellësia e shpirti dhe në çdo rrahje të zemrës, dua t’iu them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time. Po kthehem këtu ku nisi ëndrra jonë e përbashkët për Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja nuk është vendi ku gjithmonë pajtohesh por është vendi ku gjithmonë përket. Sot ky ribashkim është dëshmi...
Burimi:
sot.com.al