Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Sllobodan Millosheviq, i cili për dhjetë vjet qeverisi në mënyrë autoritare Serbinë dhe Jugosllavinë e atëhershme - të përbërë nga Serbia me Kosovën dhe Mali i Zi - u ekstradua në Hagë para 25 vjetësh. Ekstradimi u bë në ditën e Vidovdanit - një festë kombëtare e Serbisë e lidhur me Betejën e Kosovës kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389 dhe një ngjarje me simbolikë të veçantë për nacionalistët serbë. Ndonëse ka kaluar një çerek shekulli nga ajo kohë, në Serbi, edhe sot e kësaj dite, vazhdojnë të jenë të fortë zërat që minimizojnë ose mohojnë përgjegjësitë e Millosheviqit për luftërat në ish-Jugosllavi, të cilat morën mbi 100 mijë jetë njerëzish, si dhe për izolimin ndërkombëtar të Jugosllavisë, që e zhyti vendin në varfëri të...
Burimi:
syri.net