Nikolla Gruevski mori nënshtetësi hungareze që në vitin 2022, ekstradimi i tij drejt Maqedonisë bëhet i pamundur
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, ka marrë shtetësi hungareze që në vitin 2022, 4 vjet pas arratisë, një zhvillim që sipas mediave hungareze e bën pothuajse të pamundur ekstradimin e tij në Shkup. Lajmi është publikuar nga portali investigativ VSquare, i cili citon burime nga qeveria hungareze. Sipas raportimit, Gruevskit i është dhënë shtetësia e plotë hungareze për shkak të “interesit shtetëror hungarez”, ndërsa besohet se ai vazhdon të jetojë në Budapest. “Një burim qeveritar hungarez konfirmoi se Nikolla Gruevskit iu dha shtetësia e plotë hungareze në vitin 2022 për shkak të ‘interesit shtetëror hungarez’. Sipas një burimi tjetër qeveritar, besohet se ai është ende në Hungari”, shkruan VSquare. Sipas medias, statusi i ri i Gruevskit i jep atij mbrojtje shumë më të...
Burimi:
sot.com.al