Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Një person ka vdekur dhe qindra të tjerë janë sëmurë në Britani nga helmimi ushqimor me salmonelë, në një shpërthim që ekspertët thonë se lidhet me ngrënien e ushqimit të bërë me vezë të importuara. Autoriteti i Sigurisë Shëndetësore i Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një hetim për 207 raste të regjistruara vitin e kaluar, shumica e të cilave janë regjistruar javët e fundit. Shumica dërrmuese e rasteve (199 nga 207) janë regjistruar në Angli, duke përfshirë 47 në Londër dhe 38 në Yorkshire dhe Humber. Më shumë se një e treta e të infektuarve, përfshirë foshnje dhe njerëz deri në 90 vjeç , kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa dy prej tyre kanë zhvilluar sepse (infeksione) të rënda. Shumica e pacientëve shërohen pa...