Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa ‘cash’ mbi 2 mijë euro! Administrata Tatimore paralajmëron gjoba për shkelësit
Paratë “cash” mbi 2 mijë euro nuk do të qarkullojnë më lirshëm në Kosovë. Nga sot, çdo pagesë që kalon këtë shumë duhet të kryhet vetëm përmes bankave ose formave elektronike, duke i dhënë fund transaksioneve të mëdha me para në dorë ndërmjet bizneseve dhe qytetarëve. Administrata Tatimore e Kosovës ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtij rregulli do të shoqërohet me gjoba. Sipas njoftimit, të gjitha transaksionet që e kalojnë këtë shumë duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës “Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj...
Burimi:
sot.com.al