Nga investimet te armatimi, Vuçiçi kërkon mbështetje të re nga Kina gjatë vizitës në Pekin

Nga investimet te armatimi, Vuçiçi kërkon mbështetje të re nga Kina gjatë vizitës në Pekin

Pas Trumpit dhe Putinit, edhe Vuçiçi mbërriti në Pekin. Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vjen pas një dekade të forcimit të raporteve me Kinën. Pikërisht me Kinën, Serbia po ndërton “miqësi të çeliktë”, siç e quajnë bashkëpunimin mes tyre zyrtarët e të dy vendeve. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia vitet e fundit po drejtohet gjithnjë e më shumë nga Kina. Vuçiçi do të qëndrojë në Kinë për një vizitë pesëditore, nga dita e djeshme, 24 deri më 28 maj, me ftesë të udhëheqësit kinez, Xi Jinping. Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se për Vuçiçin kjo vizitë ka më shumë rëndësi sesa rëndësi simbolike. “Mbështetja e vazhdueshme e Pekinit...