Në prag të mbarimit të afatit kushtetues, analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri…

Në prag të mbarimit të afatit kushtetues, analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri…

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë deri në përfundimin, të premten në mesnatë, të afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vendosur që vazhdimi i saj të mbahet të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00 – pra, pas përfundimit të afatit kushtetues. Seanca konstituive mbeti në gjysmë të enjten, kur Dehari e shtyu atë për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime rreth një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja. Njoftimi për vazhdimin e seancës të shtunën erdhi pak orë pasi Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,...