Ndryshimet dhe prioritetet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut
Jo rezultatet, por prioritetet e përcaktuara rishtazi do ta riformësojnë përbërjen e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, e cila po përballet me ndryshimin e parë të madh pas dy vitesh mandati. "Secili ndryshim nuk bëhet vetëm për shkak të rezultateve, pavarësisht nëse ishin të mira apo jo mjaftueshëm të mira, ose ndoshta nuk pati fare rezultate", thotë kryeministri Hristijan Mickoski. "Ndonjëherë rindërtimi i qeverisë bëhet sepse prioritetet ndryshojnë. Ndoshta këto prioritetekishin një formë dy vjet më parë, pas dy vitesh kanë një formë tjetër. Dhe është logjike që partnerët e koalicionit qeveritar, pas këtyre dy viteve do t'i përmirësojnë prioritetet e tyre dhe aty ku munden, do të kontribuojnë më shumë. Mendoj se ky ndryshim do të jetë i tillë", shpjegoi Kryeministri në një intervistë për MRT-në,...
Burimi:
syri.net