Ndalohet…/ Gjobë deri në 500 euro, ja rregullat e reja për pushuesit

Ndalohet…/ Gjobë deri në 500 euro, ja rregullat e reja për pushuesit

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit. Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit. Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra. Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro. “Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq.