Ministri Hoxha takohet me komandantin e KFOR-it: Siguria e Kosovës është e pandashme nga ajo e Shqipërisë

Ministri Hoxha takohet me komandantin e KFOR-it: Siguria e Kosovës është e pandashme nga ajo e Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ndarë në rrjete sociale momente nga takimi në Prishtinë me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Özkan Ulutaş, duke vlerësuar rolin e misionit të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Hoxha theksoi se KFOR-i ka luajtur rol vendimtar në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës, ndërsa nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar në mbështetje të misionit me kontributin e saj ushtarak. Kryediplomati shqiptar deklaroi se siguria e Kosovës lidhet drejtpërdrejt me interesat kombëtare dhe rajonale të Shqipërisë, duke shtuar se Tirana do të vijojë të mbështesë aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj të sigurisë në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë. Postimi i plotë i...