Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës
Franca dhe Kosova kanë nënshkruar pesë marrëveshje bashkëpunimi në fusha si ekonomia, arsimi dhe drejtësia, gjatë vizitës në Prishtinë të ministrit francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. Marrëveshjet, së bashku me një letër qëllimi, synojnë të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe të krijojnë një bazë të re për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, Haddad tha se Franca do të vazhdojë të mbështesë integrimin europian të Kosovës. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pjesë e sistemit të pagesave të shpejta në nëntor! ‘Përjashtohet’ Serbia“Do të punojmë së bashku që qytetarët e Kosovës të integrohen sa...
Burimi:
sot.com.al