Milanoviq përgenjështron Vuçiqin: Nuk ka aleancë Kosovë-Shqipëri-Kroaci kundër Serbisë, je duke bërë propagandë politike

Milanoviq përgenjështron Vuçiqin: Nuk ka aleancë Kosovë-Shqipëri-Kroaci kundër Serbisë, je duke bërë propagandë politike

Presidenti i Kroacia, Zoran Milanoviq, hodhi poshtë pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuciq i cili sulmoi marrëveshjen ushtarake mes Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës të cilat sipas tij janë kundër Serbisë. Milanoviq i cilësoi akuzat e Vuciqit si të pabazuara dhe propagandistike. Gjatë ceremonisë së organizuar për Ditën e Forcave të Armatosura të Kroacia, Milanoviq theksoi se Kroacia mbetet një shtet përgjegjës dhe i përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. “Pretendimet se Kroacia dhe shqiptarët po planifikojnë sulm ndaj Serbisë janë absurde dhe pa asnjë bazë reale. Këto deklarata shërbejnë vetëm për të frikësuar opinionin publik”, deklaroi presidenti kroat. Ai nënvizoi se marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e nënshkruar nga ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anushiq me homologët nga Shqipëria dhe...