Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE-së, arrestohen 20 persona në Kretë

Mashtrimet me subvencionet bujqësore të BE-së, arrestohen 20 persona në Kretë

Policia greke arrestoi 20 persona në ishullin e Kretës të hënën, duke thënë se kishin shkatërruar një bandë kriminale të dyshuar për mashtrim me subvencionet bujqësore të Bashkimit Evropian. Midis udhëheqësve të dyshuar të grupit ishin dy kontabilistë dhe punonjës shtetërorë që ndihmonin fermerët të dorëzonin aplikime për të marrë fonde bujqësore të BE-së bazuar në deklarime të rreme të tokës bujqësore. Policia njoftoi se që nga fillimi i funksionimit në vitin 2019, të ardhurat e paligjshme të rrjetit tejkaluan 3 milionë euro. Arrestimet e së hënës janë të fundit në një seri rastesh lokale të lidhura me një hetim më të gjerë nga Zyra e Prokurorit Publik Europian për krime të dyshuara në Greqi kundër interesave financiare të bllokut. Vitin e kaluar, prokurorët evropianë akuzuan dhjetëra...