LVV e ‘bën’ qeverinë e vetme, vazhdon numërimi i votave të diasporës, Kurti siguron 52 mandate
Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës derisa po vazhdon numërimi i votave të mërgatës nga votimi me postë. Kur janë numëruar rreth 44% e këtyre votave, Vetëvendosje prin me 69% e kësisoj, me bashkëpunim me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin, Albin Kurti arrin në kufirin kushtetues prej 61 votash që kërkohet për formimin e institucioneve. Shtimi i një ulëseje në parlament për partinë e parë, nënkupton një tkurrje tjetër për Partinë Demokratike të Kosovës, që aktualisht mbetet me 22 mandate. Pas PDK-së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës që do ketë 19 ulëse në kuvend e Aleanca shtatë. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi ka hyrë në ditën e tetë. Në total me postë nga diaspora votuan 82,809 shtetas....
Burimi:
sot.com.al