Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor/ Çfarë pritet të diskutohet
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të premten në Mal të Zi për samitin e nivelit të lartë, në fokus të të cilit pritet të jetë zgjerimi i bllokut evropian. Samiti po mbahet në Tivat, një qytet bregdetar në Mal të Zi, ku po marrin pjesë udhëheqës të rëndësishëm evropianë dhe zyrtarë nga vendet kandidate. BE-ja pritet të shqyrtojë strategji të reja gjatë këtij samiti për ta përshpejtuar procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, sipas presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili e zhvilloi një turne në këto vende këtë javë për t’i paraprirë samitit. Gjithashtu, blloku evropian kohët e fundit është përqendruar në nxitjen e reformave në këto shtete kandidate, pas shqetësimeve në...
Burimi:
sot.com.al