Lajm i mirë për studentët shqiptarë në Mal të Zi, hiqet tarifa për njohjen e diplomave

Lajm i mirë për studentët shqiptarë në Mal të Zi, hiqet tarifa për njohjen e diplomave

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, është mundësuar heqja e tarifës prej 3,500 eurosh për ekuivalentimin e diplomave për studentët nga Mali i Zi që kanë kryer studimet në gjuhën shqipe në universitetet e Shqipërisë. Ky proces prekte në mënyrë të veçantë pjesëtarët e pakicës shqiptare në Mal të Zi, për shkak të specifikës gjuhësore të këtij komuniteti. Ndryshe nga shumica e komuniteteve të tjera në Mal të Zi, të cilat përdorin gjuhë të familjes sllave, komuniteti shqiptar ndjek arsimimin në gjuhën shqipe, çka e bënte procesin e njohjes dhe ekuivalentimit të diplomave më të ndjeshëm nga pikëpamja administrative dhe financiare. Që prej vitit 1991, pjesëtarë të pakicës shqiptare në Mal të Zi kanë përfituar kuota të lira studimi...