Kuvendi i Serbisë shqyrton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë
Deputetët e Kuvendit të Serbisë nisën seancën për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Serbisë. Në seancë po marrin pjesë kryeministri Gjuro Macut dhe anëtarët e kabinetit të tij. Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS), Mirosllav Alleksiq, tha se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë është nxitur kryesisht nga afera e njohur si “Shtabi i përgjithshëm” dhe roli i ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, në këtë rast. Mocioni u dorëzua nga 62 deputetë të opozitës në muajin shkurt, pasi Prokuroria për Krimin e Organizuar nisi hetime ndaj Sellakoviqit dhe tre zyrtarëve të tjerë. Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumente për t’ia hequr statusin e monumentit të mbrojtur kompleksit të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili...
Burimi:
syri.net