Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive/ Palët ende pa marrëveshje, pritet ngritja e institucioneve të reja
Kuvendi i Kosovës nis seancën konstituive vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.Ajo po kryesohet nga Avni Dehari, si deputeti më i moshuar, ashtu siç e kërkon procedura. Deputetët duhet të formojnë Komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pavarësisht përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje, takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk solli një dakordësi për krijimin e institucioneve të reja. Pika kryesore e mosmarrëveshjes lidhet me postin e Presidentit të Kosovës. Kurti ka këmbëngulur që ky post të mos i takojë LDK-së, por që të zgjidhet një figurë jopolitike, ndërsa LDK-ja ka kërkuar rol në procesin e zgjedhjes së kreut...
Burimi:
sot.com.al