Kush është njeriu që frikëson Vuçiçin në Serbi, figura e fuqishme që di të fshehtat e Banjskës, si mund të trazojë…
Themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dushan Janjiç, ka deklaruar se marrëdhëniet mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe të akuzuarit për rastin Banjska, Milan Radoiçiç, janë të ndërlikuara dhe jo aq të mira sa perceptohen. Sipas Janjiçit, Radoiçiçi nuk është thjesht një person me të kaluar kriminale, por një figurë me ndikim të madh, e cila, sipas tij, gëzon më shumë pushtet në veri të Kosovës sesa vetë presidenti serb. “E dini, unë jam përplasur me Radoiçiçin, rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit dhe, mbi të gjitha, për shkak të kritikave të ashpra emocionale, por të argumentuara dhe të justifikuara, të Rada Trajkoviçit. Por, objektivisht, këtë e kam thënë atëherë dhe e përsëris edhe tani: Radoiçiç është një...
Burimi:
sot.com.al