Kush e alarmoi Malin e Zi për aeroplanin me kriminelë serbë që udhëtonte drejt Podgoricës?
Mediat malazeze kanë raportuar se shërbimet franceze të sigurisë, thuhet se kanë paralajmëruar autoritetet e Malit të Zi për ardhjen e një fluturimi çarter nga Beogradi me persona të lidhur me mjedise kriminale dhe me Partinë Përparimtare Serbe. Kompania franceze VINCI, e cila menaxhon aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ka qenë e para që ka pasur informacion për këtë fluturim çarter. Përmes oficerit të saj ndërlidhës, ajo e ka njoftuar njësinë franceze të inteligjencës DGSE (Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Jashtme), e cila më pas ka alarmuar autoritetet malazeze, sipas portalit malazez Antena M. DGSE ka alarmuar Podgoricën pasi ka marrë informacione për një fluturim drejt Tivatit në prag të samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin merr pjesë edhe presidenti...
Burimi:
syri.net