Kurti takim me Kallas në samitin EPC, zbulohen detaje nga diskutimet

Kurti takim me Kallas në samitin EPC, zbulohen detaje nga diskutimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Gjatë takimit mësohet se u diskutua situata politike në rajon si dhe çështjet e sigurisë, në një kontekst gjithnjë e më të ndërlidhur të sfidave ndërkombëtare. Kurti theksoi rëndësinë e linjëzimit me Bashkimin Evropian në adresimin e këtyre sfidave dhe në avancimin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës. Ai ndër të tjera rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e reformave dhe kërkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke nënvizuar progresin e vendit tonë dhe nevojën për trajtim të drejtë, të bazuar në meritë. “Po ashtu,...