Kurti dhe Haxhiu gjatë takimit me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i bëri gjatë takimit në Prishtinë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, me të cilin tha se bisedoi për një sërë çështjesh, përfshirë për Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe stabilitetin rajonal. “Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë”, tha Haxhiu përmes një postimi në Facebook. Para nisjes së takimeve, Costa shkroi në X se inkurajon udhëheqësit politikë në Kosovë që ta bëjnë prioritet integrimin në BE, “dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët”, informon REL. “Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile...
Burimi:
sot.com.al