KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë

KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të afatit ligjor për ankesa, në mënyrë që të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së. Afati 48 orësh për ankesa lidhur me administrimin e procesit të rinumërimit ka përfunduar të dielën në mesditë, ndërkohë që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se në shqyrtim ka dy ankesa. “Ju njoftojmë se aktualisht janë parashtruar dy ankesa nga kandidatë të...